Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe herë-herë edhe me rreze dielli parashihet të mbizotërojë sot në vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com