Parashikimi i Trumpit: Do të kemi 70.000 viktima

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se parashikon se në këtë vend nga pasojat e koronavirusit mund të vdesin 70.000 njerëz.

Parashikimi i Trumpit: Do të kemi 70.000 viktima

“Nëse e shikoni, parashikimet e para treguan se 2.2 milion njerëz mund të vdesin, dhe tani vlerësojmë se do të ketë 60,000 ose 70,000. Tepër është. Edhe një person është shumë, por mendoj se kemi marrë shumë vendime vërtet të mira”, tha Trump.

Ai tha se mbyllja e kufirit ose ndalimi i njerëzve të vijnë nga Kina ishte një “vendim i madh”, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me atë nëse ai meriton të rizgjidhet në nëntor pasi derisa ai është në funksion, për gjashtë muaj vdiqën nga COVD-19, gati sa në Luftën e Vietnamit.

Vlerësohet se rreth 58.000 janë vrarë në Luftën e Vietnamit, dhe rreth 55.000 kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara deri më tani nga pasojat e koronavirusit.

“Unë mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Unë do ta them përsëri, edhe një person është shumë,” shtoi Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë./Insajderi.com.