Moti në Kosovë në mëngjes do të jetë i ftohtë me ngrica, në lugina me mjegull, kurse gjatë ditës mesatarisht me vranësira.
Temperatura më e ulët do të jetë nga – 4 deri në 1 gradë celsius gjatë orëve të mëngjesit.
Më e larta gjatë ditës do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë.