
Arsenali do të presë Crystal Palacen në Emirates në një tentim për të përfunduar pozitivisht vitin 2017.
Arsenal
Kieran Gibbs pritet që të mungojë për shkak të një lëndimi në gju dhe Monreal rikthehet në formacionin e parë.
Shkodran Mustafi është kthyer në stërvitje pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit, por inkuadrimi i tij në fushë mund të kursehet për ndeshjen e vështirë ndaj Bournemouthit në udhëtim javën e ardhshme.
Chuba akpom po ashtu është rikthyer në stërvitje, por Walcott dhe Chamberlain mbeten jashtë grupit.
Aaron Ramsey është kthyre në aksion pas 20 ditëve mungesë, kurse është në konsideratë të Ëenger për të startuar.
Olivier Giroud u paraqit për herë të parë si startues këtë sezon me një gol fitues që ia siguron atij besimin e trajnerit.
Crystal Palace
Damien Delaney do të mungojë për shkak të suspendimit me kartonë. Allardyce po vuan për formën e James McArthur i cili është në dyshim të madh për duelin.
Arsenali ka fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier në shtëpi.
Arsenali është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit ndaj Crystal Palaces në të gjitha garat.
Analiza
Arsenali e la vonë sigurimin e tri pikëve që të mbajë hapin me liderët në kampionat, Chelsean. Ata janë ende nëntë pikë larg Chelseat dhe nuk mund të lejojnë më rrëshqitje në tabelë.
Ndeshja e parë e Allardyces në krye të Crystalit përfundoi me barazim dhe ka mundur të përfundojë lehtë në fitore. Palace do të jetë kundërshtar i vështirë për Arsenalin në këtë takim.