Parisi përuron rrugët e para rezistente ndaj nxehtësisë dhe zhurmës

Parisi përuron rrugët e para rezistente ndaj nxehtësisë dhe zhurmës

Në Paris u përuruan rrugët e para rezistente ndaj zhurmës dhe nxehtësisë së kryeqytetit për t’u përshtatur me sfidën klimatike dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së parizienëve.

Tre akse pilot të kryeqytetit, të përzgjedhura për nivelin e tyre të ekspozimit ndaj zhurmës dhe diellit, mungesës së hapësirave të gjelbra dhe ndikimit të zhurmës tek banorët, janë aktualisht në fazën përfundimtare të shtrimit.

Një shtresë e re kundër zhurmës dhe nxehtësisë është shtruar deri më tani në 200 metra të dy rrugëve dhe do të hidhet javën e ardhshme në të njëjtën sipërfaqe në një të tretë.