fbpx

Parisienët e gjunjëzuar nderojnë katedralen historike përmes këngës

Parisienët e gjunjëzuar nderojnë katedralen historike përmes këngës

Një video ku tregonte parisienët duke kënduar “Ave Maria” të gjunjëzuar para katedrales së djegur të Notre Dame ka bërë bujë në mediet sociale, shkruan  Insajderi.

Një numër shumë i madh i banorëve janë mbledhur së bashku duke ndarë pikëllimin e tyre përmes këngës.

Edhe presidenti francez ka shprehur dhimbjen e tij  përmes një shkrimi në Twitter ku ka thënë:

“Notre Dame është në flakë. Emocion i madh për tërë kombin. Mendimet tona shkojnë për tërë katolikët dhe popullin francez. Si të gjithë bashkëvendësit e mi, jam i pikëlluar të shoh katedralen në flakë”, ka shkruar ai.

Policia ende janë duke u munduar të fikin zjarrin i cili rezultoi gjatë renovimeve që po bëheshin në ndërtesë./Insajderi.com