Buxheti i Kosovës humb qindra mijëra euro në vit nga mungesa e fiskalizimit të parkingjeve në Kosovë. Mijëra shoferë paguajnë për veturat që parkojnë në baza ditore nëp" />

Parkingjet fitojnë shumë, shtetit s’i paguajnë asnjë cent

Parkingjet fitojnë shumë, shtetit s’i paguajnë asnjë cent

Buxheti i Kosovës humb qindra mijëra euro në vit nga mungesa e fiskalizimit të parkingjeve në Kosovë. Mijëra shoferë paguajnë për veturat që parkojnë në baza ditore nëpër qytetet e Kosovës. Më së shumti parkingje të pafiskalizuara ka në Prishtinë. Administrata Tatimore paralajmëron masa ndaj atyre që dëmtojnë buxhetin e shtetit, raporton T7.

Funksionojnë si biznese por nuk janë edhe të regjistruara si sektor i veçantë vetëm për parkingje ashtu qysh ndodhë me klasifikimin e bizneseve në Kosovë.

203 parkingje të regjistruara si biznese, shumë prej tyre kanë edhe problemin e mos fiskalizimit.

Duket që kryeqendra është ajo e cila krijon problemet më të mëdha në taksat e shtetit. Për të parkuar një veturë, në shumicën e parkingjeve në Prishtinë, një orë kushton një euro.

Këta pronarë që nuk i binden ligjit janë të rajonit të Prishtinës.

Pavarëisht që ligji Adminstratën Taktimore të Kosovës e kufizon të tregojnë emrat e shkelësve të ligjit, ata për T7 tregojnë që kanë dërguar vërejtjet e fundit para konfiskimit.

Prishtina e cila ka mbi 20 parkingje në territorin e saj, ende nuk ka nën menaxhimin e saj ndonjë të tillë, si pronë të saj.

Opozita e Komunës së Prishtinës e sheh madje shumë problematike këtë cështje. Thotë se Komunës po i ikin të hyrat të cilat do të mund t’i merrte nga menaxhimi i parkingjeve të shumta që përdorin hapësirën publike.

Televizioni ka kontaktuar edhe  zyrtarë të Komunës së Prishtinës të cilët kanë thënë se regjistrimi i parkingjeve është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por që këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Në qeverisjen e Shpend Ahmetit, projekti i Parkingut nëntokësor te Fakultetit Filologjik është njëri prej planeve më të diskutuara. Ky projekt pritet të zbatohet së shpejti dhe kapaciteti i tij do të jetë nga 500-900 vetura.