“Parlamenti +18”, një dokumentar për pjesën e errët të Kuvendit të Kosovës

“Parlamenti +18”, një dokumentar për pjesën e errët të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës është i mbushur me një grumbull njerëzish që mbajnë mbi supe epitetin e deputetit. Ajo çka ata flasin në seancë shpesh është për “ndërrimin e natës”, apo +18.

Akuzat nisin prej hajnisë e përfundojnë te tradhtia kombëtare me ShIK e UDB. Edhe për vrasje flitet pa trohë përgjegjësie.

Një pjesë e mirë e tyre janë milionerë dhe atë një pjesë e tyre në mënyrë shumë të dyshimtë- me pasuri që thonë që i krijuan në vitin 2000, e edhe më herët, kur shanset për të përfituar nga fondet e luftës ishin masive. Nga Fondi “Vendlindja thërret” i LPK-së dhe “ Fondi 3%” i LDK-së.

Por kur kësaj përbërje të Kuvendit po i luhatet mandati nga seanca në seancë, si e vlerësojnë atë njerëzit që e monitorojnë në vazhdimësi? Si e shohin ata që ua këqyrin pasurinë zyrtarëve më të paguar të pushtetit? Si e shohin këtë legjislaturë edhe deputetët më aktiv të saj? Edhe ata që dikur ishin monitorues të Kuvendit e sot janë deputetët?

Të dielën në InDoks ndiqeni dokumentarin “Parlamenti +18”, live në Insajderi në ora 20:10.

Kjo është promoja e InDoks, “Parlamenti +18”