Parlamenti britanik shtyn sërish vendimin për BREXIT

Parlamenti britanik shtyn sërish vendimin për BREXIT

Deputetët britanikë vendosën sot të shtyjnë vendimin për marrëveshjen për Brexit, të arritur mes Londrës dhe Brukselit, çka do ta detyrojë kryeministrin britanik, Boris Johnson, t’i kërkojë BE-së një shtyrje të re të divorcit.

Amendamenti i paraqitur nga deputeti Oliver Letwin, u miratua me 322 vota pro dhe 306 kundër, shkruan Insajderi.

Për përkrahësit e Letwin, kjo do të thotë dhënia më shumë kohë deputetëve për të debatuar në detaje për një marrëveshje të re, pa rrezikuar një ”no deal” deri më 31 tetor./GazetaInsajderi/