fbpx

Parlamenti Evropian me sistem që kufizon shpejtësinë e automjeteve

Parlamenti Evropian me sistem që kufizon shpejtësinë e automjeteve

PE miratoi rregulloren e re e cila nga maji i vitit 2022 parasheh vendosjen e detyrueshme të sistemit për kufizimin e shpejtësisë.

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar rregulloren e re e cila nga maji i vitit 2022 parasheh vendosjen e detyrueshme të sistemit për kufizimin e shpejtësisë në automjetet e reja.

Vendimi është miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së me 578 vota pro dhe 30 kundër.

Sipas rregullave të reja, nga maji i vitit 2022, automjetet e reja, përfshirë automobilat, kamionët dhe autobusët, do të duhet të jenë të pajisura me teknologji si sistemi për kufizimin e shpejtësisë, sistemi i frenimit emergjent, asistenti për ndjekjen e vizave, sistemi për detektimin e lodhësisë dhe sensori me kamerë për parkim.

Po ashtu, në automjete do të vendosen edhe kuti të zeza, ku do të regjistrohen të dhënat e vozitjes në mënyrë që të bëhet ekzaminim më i lehtë dhe i detajuar gjatë aksidenteve rrugore.

Vendimi, i cili është përgatitur për zvogëlimin e aksidenteve vdekjeprurëse dhe lëndimeve, duhet të miratohet edhe nga Këshilli Evropian në mënyrë që të hyjë në fuqi.