Parlamenti Evropian reagon për taksën e Kosovës ndaj Serbisë, ka një kërkesë

Parlamenti Evropian reagon për taksën e Kosovës ndaj Serbisë, ka një kërkesë

Çdo marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën “duhet të jetë e pranueshme vetëm nëse për te merren vesh të dy palët”, thuhet në raportin e progresit për Serbinë.

Në Parlamentin Evropian po shqyrtohet raporti i progresit i Serbisë drejt anëtarësimit në BE, në të cilin në pjesën e cila ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, përshëndeten përpjekjet e Beogradit dhe theksohet se “çdo marrëveshje rreth kësaj çështjeje duhet të jetë e pranueshme vetëm nëse për te merren vesh të dy palët”.

Parlamentarët evropianë janë të pajtimit se Prishtina duhet të heqë dorë nga taksat, njofton televizioni beogradas N1.

“Shtimi i taksës në 100 për qind shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë për Stabilizim-asociim ndërmjet Kosovës e BE-së. Ftoj Qeverinë në Prishtinë që ta tërheqë menjëherë taksën”, ka thënë McAlister.

“Të dy palët duhet të vazhdojnë dialogun. Nuk ka alternativë. Askush nuk mund të hyjë në BE nëse nuk i zgjidh problemet bilaterale. Për Serbinë do të thotë se duhet të arrijë marrëveshje juridikisht të obligueshme me Prishtinën, para se të hyjë në Union:, ka thënë komesari evropian për zgjerin Johanes Hahn, shkruan Metro.

Raportuesi për Kosovën Igor Scholtes ka thënë se Prishtina duhet të heqë dorë nga taksat dhe Bashkimi Evropian duhet të angazhohet rreth kësaj.

Raporti për Serbinë përshëndet përparimin në ekonomi, ndërsa janë të brengosur për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe të medieve. Raportuesi për Serbinë David McAlister ka shfaqur shpresën se në dhjetor do të hapen së paku tre kapituj në bisedimet e Serbisë. Votimi për raportin është caktuar për nesër.