Parlamenti i Turqisë miraton ligjin e Reformës Penale

Parlamenti turk ratifikoi projektligjin e reformës penale, që synon të reduktojë dënimet e mijëra të burgosurve, duke i hapur rrugën lirimit të tyre në përpjekje për t’i mbrojtur nga koronavirusi.

Parlamenti i Turqisë miraton ligjin e Reformës Penale

Në parlamentin me 600 vende, projektligji u mbështet nga 279 deputetë, ndërsa 51 votuan kundër.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, përgatiti reformën sëbashku me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste të opozitës.

Krimet seksuale që fyejnë ndërgjegjen e opinionit, si dhe krimet e drogës, vrasjet e shkallës së parë, krimet e dhunës ndaj grave dhe krimet terroriste u përjashtuan nga reforma.

Reforma do të mundësojë burgim shtëpiak për ata të burgosur që janë më të moshuar se 65 vjeç, gra që kanë fëmijë të moshës nën gjashtë vjeç dhe të burgosur të sëmurë që nuk mund të kujdesen për veten e tyre./ata