Parnerët e Qeverisë: Mbërrijnë Haradinaj e Limaj për t’u takuar me Hotin dhe Mustafën

Parnerët e Qeverisë: Mbërrijnë Haradinaj e Limaj për t’u takuar me Hotin dhe Mustafën

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë ku pritet të nisë takimi në mes te krerëve të koalicionit qeverisës ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në këtë takim pritet të diskutohet takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Ramush Haradinaj, ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës, por nuk dihet nëse në këtë takim do të flitet për president.

Ky takim ishte planifikuar për javën tjetër, por ishte shtyrë për shkak se Fatmir Limaj ishte jashtë vendit. /Insajderi.com