Parregullsitë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut – CIVIL me reagim për presionet për vëzhguesit e organizatës

Parregullsitë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut –  CIVIL me reagim për presionet për vëzhguesit e organizatës

Në Vendvotimin 24447/1, në fshatin Llaskarcë, komuna Saraj, anëtarë të KSHZ e kanë mbyllur vendvotimin për gjysmë ore pas paraqitjes për mospërputhje të Listës së Votuesve.

Pas kontrollimit, është verifikuar se në Listën e Votuesve nuk ka parregullsi, dhe vendvotimi ka vazhduar me punë.

Sipas policisë, ka pasur paraqitje për ryshfet ndaj votuesve, njofton Insajderi që po i përcjellë zgjedhjet në Maqedoni nga vendi i ngjarjes.

Nga vëzhgimi në Veles, përpara vendvotimeve 2170 dhe 2179, regjistrohet grupim i shoqatës dhe mbështetësve nga Velesi të një partisë së caktuar, të cilët u larguan pas ndërhyrjes policore.

Në vendvotimin 2538, në Jurumleri, komuna e Gazi Babës, disa votues sjellën stilolapsa nga shtëpia, por KZ nuk i lejoi ata të votonin me stilolapsat e tyre.

Presidenti i vendvotimit 2350, Hipodrom, vëzhgueses së CIVIL-it i ka thënë se ajo është duhur t’i kishte njoftuar paraprakisht, por që këtë herë ai do ta linte të vëzhgonte.

Në VV 093/1 në NJ.L. Dimitar Vllahov në Manastir, një votues në karrocë invalidësh nuk mund të votonte, sepse vendvotimi është në katin e parë dhe nuk ka rampa hyrëse. Kishte raportuar në KKZ, nga ku kishte marrë informacion për të paraqitur ankesë. Ai nuk do të votojë sot.

Në vendvotimin 2266 në Shtip, një votues u kalua me llambë UV mbi gishtin e majtë dhe u spërkat me llak në gishtin e madh të djathtë.

Rreth orës dhjetë, presidenti i KZ në vendvotimin 2934/1 në Çair doli nga vendvotimi dhe mungoi për rreth 20 minuta.

Në vendvotimin 677 në Kavadar, presidenti i BZ mungonte për një kohë të gjatë.

Në vendvotimin 1721 në Strumicë, një votuese hyri me maskë me mbishkrim të një partie politike.

Pas reagimit të BZ, gruaja ndryshoi maskën e saj dhe më pas u lejua të votojë.

Në vendvotimin 1029, një anëtar i KZ votoi me një letërnjoftim të shfaqur në telefon, të fotografuar, pa identitet fizik.

Në vendvotimin 0836 në ShMSh Rade Jovçevski Korçagin në Koçani për shkak të zhvendosjes së vendvotimeve në këtë institucion shumë prej votuesve nuk mund të gjenin vendet e ku duhet hedhur votën.

Në disa vendvotime, është vërejtur prania e anëtarëve të partive të caktuara politike që regjistrojnë votuesit.

Kryetari i Njësisë Komunale të një partie politike në me disa persona të tjerë janë vendosur në një shtëpi 10 metra nga vendvotimi dhe regjistrojnë njerëzit që shkojnë në votime, ndërsa njëri prej atyre anëtarëve kishte kaluar kohë të gjatë në automjetin e tij para shtëpisë për të regjistruar votuesit nga të gjitha anët që afrohen në komunën e Çashkës.

Në vendvotimin 0672 në Kavadar, anëtar i një partie të caktuar politike është ulur përpara vendvotimit dhe tregon me gishtin e tij për kënd qytetarët duhet votuar me fjalët “ju e dini se për kë duhet votuar” dhe e thotë numrin e partisë.

Kryetari i komitetit komunal të një partie në Sveti Nikole u raportua si vëzhgues nga një organizatë joqeveritare, në shkollën e mesme Koço Racin në vendvotimin 1675/1, 1679, dhe më shumë vendvotime të tjera.

Në vendvotimin 2141 në Veles, një votues hyri për të votuar me kapelë me simbol partie.

Në Kërçovë në VV 0758, (fshati Belica), votimi u zhvillua në dhomën e ngrënies së një kishe ku ka të vendosura kamera , që synojnë hyrjen dhe filmohet.

Në VV 2838, Universiteti i Punëtorëve, komuna Qendër, anëtar i komisionit, gjatë punës ishte në kontakt të vazhdueshëm me një vëzhgues nga një parti politike.

Në vendvotimin 1000 në ,Kumanovë, një vëzhgues i partisë largohet nga vendvotimi çdo 5-10 minuta dhe flet në celular, me secilën hyrje ai shoqërohej nga një ose dy votues./Insajderi.com