Partia e Drejtësisë zyrtarisht në koalicion me PDK-në

Partia e Drejtësisë zyrtarisht në koalicion me PDK-në

Partia e Drejtësisë, me datën 15 maj 2017, ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues ku ka dalë me vendimin pro koalicionit me PDK-në.

Partia që udhëhiqet nga Ferid Aganit ka thënë se “votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë”.

“Këshilli Drejtues unanimisht mori këto vendime: Ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë, shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statusore dhe votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë”, thuhet në komunikatën e PD-së.

PD po ashtu zgjodhi listën e kandidateve për deputetë: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka dhe Luljeta Kelmendi.

Pas Kuvendit të Punës, Partia vazhdoi punën me Këshillin Drejtues, me përbërjen e re të aprovuar nga Kuvendi i Punës.

“Në këtë kuvend pune, Partia e Drejtësisë mori mbështetje të fuqishme nga anëtarësia e gjerë dhe u konstatua se partia është e gatshme të hy në zgjedhjet parlamentare”, përfundon komunikata./Insajderi.com