Partia ‘Fjala’ e vetme në zgjedhje

Partia ‘Fjala’ e vetme në zgjedhje

Partia “Fjala” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 12 qershorit. Kështu ka vendosur subjekti që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi.

Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar se janë në përfundim të listës për deputetë.

“Ne jemi të vendosur që kësaj gare t’i hyjmë vetëm pa koalicion. E kemi marrë vendim si kryesi e partisë para 1 jave. Andaj, jemi në përundim të sipër të listës për kandidat për deputet”, ka thënë ai.

Ndryshe, sonte në orën 00:00 edhe zyrtarisht përfundon afati për partitë politike për të deklaruar në Komisionin Qendror Zgjedhor koalicionet parazgjedhore.