Partia Republikane shpreson të mbledhë 60 milionë dollarë për të financuar sfidat ligjore të Trump-it

Partia Republikane shpreson të mbledhë 60 milionë dollarë për të financuar sfidat ligjore të Trump-it

Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) u është drejtuar donatorëve ndërsa kërkon të mbledhë të paktën 60 milionë dollarë për të financuar sfidat ligjore të sjella nga Trump lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, thanë dy burime të njohura me këtë çështje agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Insajderi.

Fushata e Trump-it ka ngritur procese gjyqësore në disa shtete pas zgjedhjeve të tre nëntorit, duke vendosur presidentin kundër ish-nënkryetarit Joe Biden.

“Ata duan 60 milionë dollarë”, i tha agjencisë së lajmeve një donator republikan i cili mori kërkesa nga RNC.

Të dy fushatat thuhet se kanë mbledhur para në përgatitje të luftimeve të mundshme ligjore. /Insajderi.com