Partia me të cilën Ahmeti lidhi koalicion për balotazh

Partia me të cilën Ahmeti lidhi koalicion për balotazh

Shpend Ahmeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është duke kandiduar edhe për një mandat për të parin e Prishtinës sot ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Aleancën Kosova e Re (AKR) për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 nëntor.

Përmes një konference për media Selim Pacolli dhe Shpend Ahmeti kanë bërë të ditur bashkëpunimin në mes të këtyre dy partive.

Pacolli i cili ishte kandidatë për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, ka thënë se kjo do të jetë e mirë për të ardhmen e Prishtinës.

“Ky do të jetë vendimi më  mirë për qytetarët e Prishtinës” ka thënë Selim Pacolli.

Ahmeti do të përballet me Arban Abrashin e LDK-së në balotazhin e 19 nëntorit.

Javën e kaluar anëtari i ARK-së, Rrahim Pacolli kishte postuar një foto së bashku me Shpend Ahmetin dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, me mbi shkrimin se të dy këto palë ishin takuar për të ardhmen e Prishtinës. /Insajderi.com