Partitë politike e zhvendosin debatin nga Kuvendi në tryeza

Partitë politike e zhvendosin debatin nga Kuvendi në tryeza

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në konferencën për media, ka thënë se partitë janë marrë vesh për mbajtjen e tryezave tjera, të cilat do të organizohen me rotacion. Këto komente ai i bëri pas përfundimit të tryezës së organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Veliu tha se ndoshta javën tjetër do të jetë tryeza e radhës për të gjetur zgjedhje.

“Secila e dha qëndrimin e vet për problemet aktuale dhe në fund u morëm vesh që tryezat të fillojnë me rotacion me subjektet që janë të interesuara për të organizuar tryeza të tilla. Ndoshta në javën e ardhshme do të jetë tryeza e radhës për të gjetur zgjidhje për çështjet që janë në interes të Kosovës”, ka thënë Veliu.