“Partitë të dakordohen për postin e presidentit ose vendi të shkojë në zgjedhje”

“Partitë të dakordohen për postin e presidentit ose vendi të shkojë në zgjedhje”

Kryeministri i Kosovës i ka parë si opsion zgjedhjet e reja nëse paritë politike nuk gjejnë zgjidhje për postin e presidenti.

Pozita e presidentit është e lirë prej nga dorëheqja e Hashim Thaçit pas konfirmimit të aktakuzës për “krime lufte” nga Gjykata Speciale.

Avdullah Hoti tha se subjektet politike duhet të ulen e të diskutojnë.

Ai gjatë një konference për media theksoi që momentalisht është i angazhuar në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Ende nuk ka konsultime me parti politike, besoj se shpejti do të ulemi të gjitha partitë për të gjetur zgjidhje. Unë në këtë moment jam i angazhuar për menaxhimin e pandemisë në këtë situatë të rëndë me Covid-19”, tha ai. /Insajderi.com