Parulla anti-shqiptare në muret e kalasë në Himarë

Parulla anti-shqiptare në muret e kalasë në Himarë

Në Himarë, në muret e kalasë së vjetër janë shkruar disa thirrje që përmbajnë mesazhe raciste dhe kundër shqiptarëve.

“Himara tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm” e shumë parulla të tjera raciste janë parë në muret e kësaj kalaje, ku edhe janë fotografuar nga artisti Florian Binaj.

Artisti përveç fotografive ai edhe ka thënë që është shqetësuese që asnjë nga autoritete shtetërore, e në veçanti Ministria e Turizmit në Shqipëri nuk kanë reaguar në lidhje me rastin.

“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: Himara është Greqi dhe Epir, në muret e kalasë së Himarës…Min. e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!”, ka shkruar artisti në rrjetin e tij social Facebook./ Insajderi.com