Pas 20 vjetësh, filmi i famshëm do të ketë një pjesë të dytë

Pas 20 vjetësh, filmi i famshëm do të ketë një pjesë të dytë

Lajm i shkëlqyeshëm për adhuruesit e Tyra Banks: një vazhdim i filmit hit “Coyote Ugly” mund të jetë në proces, njofton Insajderi.

Të paktën, po ndodhë sipas Banks. Aktorja dhe nikoqirja e “Dancing with the Stars” ka zbuluar se është në bisedime për një film apo serial për të ringjallur filmin e vitit 2000.

“Sot do duhej të isha në një konferencë për të rikthyer “Coyote Ugly”, tha 46-vjeçarja në Kelly Clarkson Shoë.

“Supozohej që të zhvillonim një bisedë, por në vend të kësaj po flas me ju”.

“Por po, po flasim për mundësitë që kemi për të rikthyer ‘Coyote Ugly’ si pjesë të dytë të filmit ose serial”.

Filmi origjinal ndjek historinë e Violet Sanford (Piper Perabo), një këngëtare aspiruese që zhvendoset në Neë York me ëndrrën për t’u bërë një yll. Ajo në vend të kësaj përfundon duke punuar në barin e Coyote Ugly, e cila kryesisht përfshin të kënduarit, vallëzimin dhe zënkat e klientëve. /Insajderi.com

Burimi: EW