Në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, i dërguari në Moskë, Muhamed Veliu raportoi live nga Sheshi i Kuq për vizitën e kryeministrit Edi Rama.
“" />

Pas 25 vitesh, Edi Rama i pari kryeministër që viziton Moskën

“Kjo është një vizitë historike”, tha gazetari Muhamed Veliu “pasi vjen pas 25 vitesh, paçka se kjo vizitë e ka sjellë Ramën në kapacitetet e kreut të OSBE-së”.
Ndërsa, Rama ka zbuluar detaje nga takimi. Ai është shprehur se si kreu i OSBE për këtë vit, do të punojë drejt zgjidhjes së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Duke folur për takimin e nesërm me kryediplomatin rus, Lavrov, Rama tha se është një takim në vazhdën e stacioneve të misionit të kryesimit të OSBE.