Pas 47 ditësh në pushtet, Qeveria Kurti sot pritet të votojë programin qeverisës

Pas 47 ditësh në pushtet, Qeveria Kurti sot pritet të votojë programin qeverisës

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, sot (e premte) do të mbajë mbledhjen e radhës, njofton Insajderi.

Mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 15:00, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për medie.

Në këtë mbledhje pritet të aprovohet programi qeverisës.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në një debat nga Lëvizja “Fol”, të mërkurën, ndonëse në njoftimin e ZKM-së nuk është specifikuar një gjë e tillë./Insajderi.com