Pas 818 ditëve, Real Madridi është mbi Barcelonën në tabelë

Pas 818 ditëve, Real Madridi është mbi Barcelonën në tabelë

Real Madrid e filloi sezonin me fitore pasi mposhti Celta Vigon 3-1 në ‘Balaidos’, nga ana tjetër duke qetësuar trazirat që kanë kapluar klubin së fundmi.

Rezultati ishte gjithashtu një ngritje e moralit, pasi siguroi që Real Madrid të jetë mbi rivalët e tyre Barcelonën në La Liga për herë të parë në 818 ditë.

Hera e fundit që Los Blancos ishte mbi kampionin në fuqi ishte në fund të sezonit 2016/17 në të cilën ata përfunduan të parët.

Që atëherë, skuadra vetëm ka barazuar pikët me Barcelonën gjatë një sezoni, por asnjëherë nuk ka arritur të dalë para.

Në sezonin e kaluar, Reali ishte 19 pikë pas skuadrës katalanase në një fazë, diferenca më e madhe midis palëve në histori.

Triumfi kundër Celtas ishte gjithashtu i rëndësishëm pasi është hera e parë që nga sezoni 2007/08 që Reali ka qenë mbi Barcelonën pas ndeshjeve të para. Atë vit, Los Blancos fitoi titullin.

Ndeshja tjetër për Real Madrid është në shtëpi kundër Real Valladolid, ndërsa Barcelona pret Real Betis në ‘Camp Nou’.