Pas 89 ditësh, superliga ka liderin e ri

Pas 89 ditësh, superliga ka liderin e ri

Superliga e Kosovës në futboll pas 89 ditësh pezullim për shkak të virusit Corona është rikthyer, madje me rezultate befasuese.

Pas shumë pritjeve, analizave, më në fund u bënë edhe testet e futbollistëve, shtabit teknik të ekipeve e gjyqtarëve.

Nga testet e para asnjë nuk doli pozitiv, por rezultate negative pati për disa skuadra që gabuan në start.

Ballkani ka humbur kreun e tabelës pas barazimit pa gola në Suharekë me Drenicën, kurse Gjilani luajti 1:1 me Trepçën ’89.

Rezultati i Ballkanit i ka konvenuar fort ekipit Drita që me fitore 1:0 ndaj Flamurtarit është lider i ri i superligës.

Prishtina deklasoi Ferizajn me shumë probleme 8:1 në Fadil Vokrri.

Pas vazhdimit të superligës, tabela duket kështu:

Insajderi.com