Virusi Corona anuloi turneun e mbretëreshës së repit gjerman këtë vit. Për këtë arsye, Loredana po rikthehet në vitin 2021. Por Loredana nuk do të ishte Loredana nëse turneu tjetër nuk do të ishte edhe më i madh, më i mirë dhe më mbresëlënës, njofton Insajderi.

Pasi u raportua për humbje të jashtëzakonshme parash pas anulimit të turneut “King Lori 2020”, Loredana përsëri do ta vazhdojë planin e saj për një turne gjigant.
Tani reperja ka njoftuar në llogarinë e saj në Instagram, se turneu i saj i 2020-tës është shtyrë për vitin 2021, njofton Insajderi.
Ajo njofton se shitja ekskluzive e biletave për turneun e 2021-tës ka filluar, dhe për të gjithë ata që kanë biletë për turneun e anuluar mund ta përdorin për vitin 2021. Ajo po ashtu ofron kategori të ndryshme çmimesh, pasi ato janë rritur ndjeshëm që nga anulimi i turneut paraprak. /Insajderi.com