Pas arrestimit të punonjëses, e cila i kërkoi një pacienti 400 euro ryshfet – reagon ministri Ismaili

Pas arrestimit të punonjëses, e cila i kërkoi një pacienti 400 euro ryshfet – reagon ministri Ismaili

Pas arrestimit të punonjëses së Shërbimit Spitalor në Prishtinë, e cila i kishte kërkuar një pacienti 400 euro për t’i rregulluar dokumentin mjekësor për përfitim të pensionit si viktimë civile e luftës, ka reaguar ministrit i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ismali përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se punonjësja është suspenduar menjëherë nga puna, dhe që sipas tij arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që ka Ministria e Shëndetësisë për ata që keqpërdorin detyrën zyrtare, duke vjedhur qytetarët, shkruan Insajderi.

Mes tjerash, ai ka thënë se nuk po i përmirësojnë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit.

“Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin”, ka thënë Ismaili, shkruan Insajderi.com

 

Arrestohet punonjësja e Shërbimit Spitalor në Prishtinë, mori 400 euro ryshfet