Pas basketbollit, Plisat kërkojnë ta bashkojnë edhe futbollin në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Pas basketbollit, Plisat kërkojnë ta bashkojnë edhe futbollin në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Mbrëmë, është nënshkruar marrëveshja historike në mes Kosovës dhe Shqipërisë për formimin e një lige të re të basketbollit në mes të dy shteteve.

Ky bashkim është pritur mirë nga të gjithë dhe nuk ka hasur në asnjë kundërshtim në të dy vendet.

Tifo grupi i njohur i Prishtinës, Plisat, kanë përshëndetur këtë vendim, por at kanë kërkuar që ky shembull i mirë të ndiqet edhe nga federatat e tjera, duke përfshirë edhe futbollin.

Plisat, njihen për mbështetjen e madhe që i bëjnë kombëtares së Shqipërisë në futboll./Insajderi.com.

Shqipërinë do ta bëjmë një sepse jemi një!Frika e vret ëndrrën, e shuan imagjinatën!Ne nuk kishim frikë të ëndërronim…

Gepostet von Plisat am Donnerstag, 10. September 2020