Pas Bayernit, Interit e Liverpoolit, Shaqiri drejt këtij gjiganti tjetër

Pas Bayernit, Interit e Liverpoolit, Shaqiri drejt këtij gjiganti tjetër

Galatasaray e ka rikthyer interesimin për Xherdan Shaqirin. Gjiganti turk e kishte kërkuar mesfushorin kosovar edhe disa vite më parë, ndërsa tash synon ta shfrytëzojë pakënaqësinë e përfaqësuesit zviceran tek “Reds”, ku ka përfunduar në bankinë.

Klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për kampionin e Evropës që t’ia shesin futbollistin anësor.

Kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.