Pas Daut Haradinajt edhe deputeti i VV-së kapet duke tymosur brenda Kuvendit

Pas Daut Haradinajt edhe deputeti i VV-së kapet duke tymosur brenda Kuvendit

Jo vetëm deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka ndezur cigaren brenda hapësirës së Kuvendit – të njëjtin veprim është parë teksa e ka bërë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi veçse në një pjesë tjetër të Kuvendit, shkruan Insajderi.

Deputetët e Kuvendit e partive politike në këtë mënyrë kanë bërë shkelje të ligjit. Pikërisht nga të zgjedhurit e popullit është votuar ligji kundër pirjes së duhanit brenda hapësirave të mbyllura, e të njëjtit vet s’po e respektojnë këtë ligj.

Daut Haradinaj pas raportimit të mediave ka kërkuar falje për veprimin e tij.

Seanca ka për rrëzimin e Qeverisë Kurti ka filluar nga ora 11:00.