Njeriu i afërt me Putinin dështon të zgjedhet shef i Interpolit

Njeriu i afërt me Putinin dështon të zgjedhet shef i Interpolit

Interpoli ka hedhur poshtë kandidaturën e rusit Aleksandr Prokopchuk për president të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë dhe në vend të tij ka zgjedhur një koreano jugor.

Kim Jong Yang nga Koreja e Jugut mundi Alexander Prokopchukun e Rusisë në garën për shef të Interpolit dhe do të shërbejë për një mandat dy vjeçar në krye të organizatës.

Prokopchuk, i cili më parë ka qenë edhe zyrtar në qeverinë e Vladimir Putinit, thuhet se ishte i favorit për të marrë drejtimin e Interpolit pas shkarkimit të ish-shefit të organizatës, Meng Hongwei nga Kina, i cili u arrestua në Kinë para disa javësh pasi dyshophet për korrupsion.

Për këtë ngjarje ishin mobilizuar shtetet demokratike perëndimore për të refuzuar zgjedhjen e Prokopchuk në krye të INTERPOL-it, mbi frikën se Moska mund të abuzonte me këtë rol dhe t’i kundërvihej kundërshtarëve të saj politik, raporton Newsweek.

Kremlini ka mohuar “ndërhyrjet” e mundshme në votimin i cili është mbajtur sot në mbylljen e konferencës vjetore të Interpolit në Dubai, shkruan Insajderi.

Madje një shtet i botës demokratike po konsideron largimin nga INTERPOL-i. Lituania është shteti fqinj i Rusisë, i cili po konsideron daljen nga INTERPOL-i, nëse në krye të kësaj organizate vjen Aleksandr Prokopchuk.

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar të martën një rezolutë që thekson se Lituania do largohet nga INTERPOL-i nëse në krye të organizatës zgjedhet Prokopchuk.

Me 88 vota për dhe asnjë kundër, Parlamenti i Lituanisë votoi rezolutën, e cila e konsideron Aleksandr Prokopchukun një person jo të denjë për pozitën e kreut të INTERPOL-it.