Pas disa shkëputjesh nga muzika, Argjentina Ramosaj lajmëron këngë të re

Pas disa shkëputjesh nga muzika, Argjentina Ramosaj lajmëron këngë të re

Për të gjithë ata që i ka marrë malli për këngëtaren Argjentin Ramosaj, këngëtarja ka dhënë lajmin se ajo po rikthehet me një këngë të re, njofton Insajderi.

Që nga debutimi i saj në vitin 2010, me këngën “Shpirt i mbytur” e cila u punua nga kantautori Flori Mumajesi, Ramosaj shpejt u bë një nga emrat më të preferuar të muzikës shqiptare.

Por karriera e këngëtares nuk ishte pa pauza, me prurje muzikore që vazhduan në mënyrë konstante deri në vitin 2014. Më pas këngëtarja u shkëput për t’u rikthyer në vitin 2017 me këngën “Pse”.

Publikimi i materialeve të reja vazhdoi deri në korrik të vitit 2018 kur ajo sërish u shkëput. Këtë vit, këngëtarja erdhi sërish me një këngë të re në bashkëpunim me Young Zerkën për këngën “Pishman”.

E tash së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja paralajmëroi se do të lansojë një këngë të re, e që nisur nga titulli ajo do të këndojë në gjuhën angleze. Me datë 30 Nëntor 2020, do publikojë videoklipin “Who Am I”. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

30.11.20

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj) on