Pas divorcit, Rudina Dembacaj pranon propozim për martesë

Pas divorcit, Rudina Dembacaj pranon propozim për martesë

Vendosur në një ambient të bukur, moderatorja Rudina Dembacaj i tha “Po”, të dashurit të saj, ish-deputetit shqiptar, Martin Frrokajt, njofton Insajderi.

Çifti ishin në një udhëtim romantik në Turqi, ku Frrokaj shfrytëzoi natyrën e bukur të Kapadokias t’i propozonte gruas së tij të zemrës.

Rudina duket më e emocionuar se kurrë në fotot e publikuara në Instagram. Sipas përshkrimit të aktores, gjithçka ka qenë e përgatitur nga Marku, i cili e ka surprizuar edhe këtë herë partneren.

“As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë. Ps. I thashë PO!”, ka shkruar ndër të tjera Dembacaj.

Moderatorja ka një vajzë që quhet Victoria me ish-bashkëshortin e saj Aleks Varfaj. Çifti nisën procesin e divorcit në qershor të vitit të kaluar, pas 3 vjetësh martesë. /Insajderi.com

E vërteta mbi divorcin e Rudina Dembacajt, pse bashkëshorti nuk e pranon  ndarjen - Gazeta Express