Pas erërave të forta, Shpend Ahmeti ka një thirrje për qytetarët

Pas erërave të forta, Shpend Ahmeti ka një thirrje për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që në këto momente të mos dalin jashtë për shkak të erërave të forta. Tash e një orë erëra të forta po fryejnë në kryeqytet, kjo ka bërë që të rrëzohen objekte të shumta si dhe lisat.

Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.

Ahmeti ka publikuar edhe numrat kontaktues për çdo emergjencë të mundshme.

Postimi i plotë i tij:

Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244.

Rrëzohet pema në qendër të Prishtinës [FOTO]