fbpx

Pas Ferizajt edhe ky qytet proteston për rastin e Drenasit

Pas Ferizajt edhe ky qytet proteston për rastin e Drenasit

Pas protestës në Prishtinë, Drenas e Ferizaj sot Këshilli i Nxënësve të Gjilanit ka njoftuar se ka organizuar protestë për të kundërshtuar dhunën seksuale në institucione.

Me moton “Kërkojmë Drejtësi, prej shkollave në Polici”, protesta do të mbahet të Mërkurën nga ora 12:00

“Të prekur nga rasti i Drenasit, dhe duke ndjekur rrjedhën e rasteve të tjera të paraqitura. Ne jemi të shqetësuar! Jemi të shqetësuar për sigurinë tonë. Jemi të shqetësuar për bashkëmoshatarët/et tona që janë ballafaquar e mund të ballafaqohen çdo ditë me situata të tilla”.

“Ne kërkojmë mbrojtje e siguri! Kërkojmë dënim maksimal për përdhunuesit e vënie të drejtësisë në vend. Kërkojmë reagim të shpejtë institucionesh dhe marrje të masave adekuate për të dënuar dhe ndalur këtë lloji krimi”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ju ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, mësuesit, policët, mjekët e nxënësit të na bashkohen në ecjen tonë protestuese nga Kampusi i Shkollave të Mesme, deri tek Stacioni Policor në Gjilan.- Nën sloganin “Kërkojmë Drejtësi, prej shkollave në Polici””, thuhet në njoftim.