Pas festave, mërgimtarët largohen nga Kosova – pritje të gjata në Merdare

Pas festave, mërgimtarët largohen nga Kosova – pritje të gjata në Merdare

Numër i madh mërgimtarësh kishin vendosur që festat e fundvitit t’i kalojnë në Kosovë.

Pas festës së Viti të Ri, pjesa më e madhe e tyre kanë filluar ta lëshojnë vendin, transmeton Insajderi.

Kjo ka bërë që në kufirin në Merdare të krijohen kolona të gjata.

Sipas web-faqes së MPB-së, aktualisht pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në dy orë. /Insajderi.com