Pas fitores së madhe, Lampardi mund të kthehet në Chelsea

Pas fitores së madhe, Lampardi mund të kthehet në Chelsea

Frank Lampard raportohet se do ta pasojë Maurizio Sarrin te Chelsea këtë verë.

Sipas medias italiane Sport Mediaset, legjenda e ‘Bluve’ është i preferuari i klubit për ta zëvendësuar italianin që nuk ka kënaqur krerët edhe pse siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori anglez ka nisur karrierën si trajner verën e shkuar te Derby County dhe mbrëmë e kualifikoi ekipin në finale të play-offit të Championshipit anglez.

Në anën tjetër, Sarri thuhet se do të kalojë në Serie A, ku kërkohet nga disa klube.

Lexoni më shumë