Pas formimit të qeverisë së re, Kurti tregon a do t’ia lëshojë zyrën kryeministrit të ri

Pas formimit të qeverisë së re, Kurti tregon a do t’ia lëshojë zyrën kryeministrit të ri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë i nervozuar teksa ka mbajtur një konferencë për media rreth vendimit të presidentit për t’ia dhënë mandatin partisë ose koalicionit që ka votat e mjaftueshme në Kuvend, për të formuar qeverinë e re, shkruan Insajderi.

Derisa e ka quajtur kundër kushtetues dhënien e mandatit një subjekti tjetër për formimin e Qeverisë, Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do t’ia lëshojë zyrën kryeministrit të ri, përveç se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentin.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta lëshojë zyrën e kryeministrit, Kurti ka thënë se me 6 tetor ka ndodhuer zogu nga lëvozhga dhe nuk kthehet më dot brenda.

“Ne po punojmë ditë e natë kundër shpërndarjes së koronavirusti. Kriza shëndetësore është një fatkeqësi që ka pllakosur globin dhe ne lokalisht po e bëjmë një betejë të suksesshëm në luftimin dhe parandalimin. Me 6 tetor ka ndodhuer zogu nga lëvozhga dhe nuk kthehet më dot brenda. Presidentit i kanë mbetur edhe pak muaj mandat dhe po dëshiron ta kap trenin e fundit, por i ka ikur edhe treni i fundit, s’ka më trena për presidentit. Prandaj këto përpjekje antikushtetuese vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan, por nuk mund ta shpypin vullnetin e popullit”, tha Kurti.

Në insistimin e sërishëm të gazetarëve nëse do t’ia dorëzojë postin kryeminsitrit të ri, Kurti ka vazhduar të thotë se do të ndjekin hapat e metutjeshëm që do të ndodhin.

“Për qeveri të re ne kemi theksuar se duhet të mbahen zgjedhje të reja, të parakohshme. Çfarëdo vendimi tjetër ëshët devijim, është kundër vullnetit të qytetarëve, është tejkalim i kompetencave të presidentit. Ne do ta ndjekim çka do të ndodhë në ditët e ardhshme dhe do t’i drejtohemi Kushtetueses, po sa të kalohet nga fjalët e presidentit në tekste të shkruara”, theksoi Kurti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot pas konsultimit për liderët e partive politike, vendosi që t’ia jap mandatin për formimin e qeverisë së re, partisë ose koalicionit që i ka votat në Kuvend. /Insajderi.com