Pas fotos së frikshme me këmbët e fryra, reperja e famshme: S’ka më ndërhyrje estetike

Pas fotos së frikshme me këmbët e fryra, reperja e famshme: S’ka më ndërhyrje estetike

Cardi B betohet të mos bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe ne jemi dëshmitarë të saj!

Reperja e hitit “Bodak Yellow” hyri të mërkurën në Twitter për t’ju thënë fansave se nuk do të bëjë më kurrë operacione pas problemeve me shëndetin që pati dhe anulimit të koncerteve

“Jam stërvitur këto 2 javët e fundit sepse nuk do të bëj më ndërhyrje kirurgjikale, por më lejoni t’ju them se kam dhimbje koke që atëherë”, sqaroi 26-vjeçarja.

Pak ditë më parë reperja, e cila është nënë e 1 vajze, tregoi pasojat e rënda prej ndërhyrjeve me një foto të frikshme të këmbëve të saj të fryra:

Shikoni sa më enjten këmbët sa herë që bëj fluturime, stomaku im fryhet akoma më shumë”, tha ajo për foton që tashmë e ka fshirë.

Muajin e kaluar Cardi anuloi disa koncerte sepse kishte dhimbje nga ndërhyrja në gjoks.