Pas gabimeve vitin e kaluar, Rita Ora betohet për një gjë

Pas gabimeve vitin e kaluar, Rita Ora betohet për një gjë

Në një intervistë së fundmi, Rita Ora është betuar se do të heqë dorë nga festat, njofton Insajderi.

Ky vendim duket se vjen edhe nga gabimet e së shkuarës, kur ajo theu të gjitha rregullat e bllokimit gjatë pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm për të organizuar një festë për ditëlindjen e 30-të.

Duke shpjeguar vendimin e saj që të bëhet vajzë shtëpie, Rita tha, “Mendoj se ku mbërrin të 30-tat, ndryshon gjithçka”.

“Fillon e ndjehesh sikur të janë shfaqur rrudhat, dhe sikur ke dhembje në nyje. Nuk mund të bëj atë që bëja përpara”.

Rita shtoi se festat e vona jo vetëm kanë dëmtuar reputacionin e saj, po edhe aftësitë vokale gjithashtu. /Insajderi.com