Pas gati një muaji, gjendet i vdekur mësimdhënësi nga Rahoveci

Pas gati një muaji, gjendet i vdekur mësimdhënësi nga Rahoveci

Pas gati një muaji, sot (e hënë) është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit nga Rahoveci, Naim Gashi, i cili dyshohet se ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë”, njofton Insajderi.

Lajmin për gjetjen e të trupit të tij e ka kumtuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq.

Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit ‘Togu i ujërave’ në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes janë edhe ekipet eMjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante./Insajderi.com

Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi…

Posted by Smajl Latifi on Monday, February 22, 2021