Dje u takua me Haradinajn. Sot me Limajn. Por Isa Mustafa thotë se ishte takim mes bashkëpunëtorësh në të cilin s’u diskutuan tema politike.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot, e shtunë, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Takimi prej 3 orësh, është zhvilluar në njërin nga hotelet në Prishtinë, njofton Insajderi.
Menjëherë pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar për media, se nuk kanë diskutuar për çështje politike, derisa theksoi se ka qenë vetëm “ndej” me bashkëpunëtorët.
“Ndej me bashkëpunëtorët. Nuk kemi diskutuar për tema politike vetëm jemi taku, sepse nuk jemi parë moti”, tha Mustafa.
Pas Mustafës, u pa të dilte edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tani deputet i Nismës, Endrit Shala, i cili po ashtu tha se nuk janë takuar për çështje politike.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje u takua edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj./Insajderi.com