Pas humbjes në zgjedhje zëvendëskryetari i PDK-së i përkushtohet leximit të filozofisë

Pas humbjes në zgjedhje zëvendëskryetari i PDK-së i përkushtohet leximit të filozofisë

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe ministër në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e 11 qershorit, ka zgjedhur t’i përkushtohet leximit. Mirëpo Hoxhaj arriti që të fitojë vota për t’u bërë deputet në parlamentin e Kosovës.

Për ministrin në largim duket se java që lamë pas ishte një javë e lodhshme politike.

Por pushimin ministri Hoxhaj e ka gjetur në leximin e veprës teorike të filozofit dhe teoricinetit Jurgen Habermas me titull “Mbi Kushtetutën e Evropës” (Zur Verfassung Europas).

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Hoxhaj ka postuar një foto ku shihet duke lexuar veprën e filozofit Habermas.

Për Hoxhajn duke se ai është njëri ndër autorët e tij të preferuar nga i cili motivohet për të vazhduar tutje.

“Pas një jave të lodhshme me shumë aktivitete politike, relaksimi më i mirë për mua është leximi i filozofisë gjermane. Në kërkim të kuptimit të Evropës, politikës dhe jetës këto ditë ia kam kushtuar leximit të filozofit tim të preferuar Jürgen Habermas, gjë që më ka ndihmuar të çlodhem dhe të motivohem për të vazhduar tutje”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij.

PDK për herë të parë pasluftës do të ketë numrin më të vogël të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, e cila hyri në zgjedhje me AAK-në dhe Nismën për Kosovën. PDK fitoi vetëm 21 deputetë.

Bazuar në listën e hartuar nga vëzhguesit e koalicionit PAN, ku nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës, PDK mbetet me vetëm 21 deputetë, 16 më pak se në zgjedhjet e fundit, ku kishte pasur 37 deputetë./Insajderi.com