Pas humbjes nga Juventusi, Amir Rrahmani befason me këtë deklaratë

Pas humbjes nga Juventusi, Amir Rrahmani befason me këtë deklaratë

Hellas Verona regjistroi humbje përballë kampionit aktual të Italisë Juventus në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në kuadër të kampionatit elitar italian Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”, skuadra nga Verona pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti edhe qendër-mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani, i cili përkundër një paraqitje të mirë, nuk arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Pavarësisht humbjes, Rrahmani beson se skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë përballë Juventusit, skuadër e cila luajti me sulmuesit Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

“Paraqitje e mirë nga skuadra. Foksui tani në ndeshjet e radhës”, shkroi Rrahmani në rrjetin social “Instagram”.

Ndryshe, mbrojtësi nga Prishtina u transferua këtë verë te Hellas Verona nga gjiganti kroat Dinamo Zagreb.