Pas infektimit me coronavirus, Jakup Krasniqi tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Pas infektimit me coronavirus, Jakup Krasniqi tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Pasi bëri të ditur se të hënën është infektuar me Covid-19, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është deklaruar rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Ai ka thënë se pavarësisht këtij infektimi që e ka prekur atë para disa ditëve, ndjehet shumë mirë.

“Kam rezultuar pozitiv të hënën. Ndjehem shumë mirë”, ka thënë shkurt për Insajderin, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Përveç tij, edhe djali Arian Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Se nga kjo pandemi është prekur edhe ky i fundit, është bërë e ditur nga vetë Arian Krasniqi, i cili përmes një fotografie të postuar në Facebook, ia ka bashkëngjitur mbishkrimin ku ka përdorur edhe humor, se Coronavirusi ua lëshoi mjekrat vetë Arianit dhe babait, Jakup Krasniqit.

Ariani tregoi se në fillimin e pandemisë kishte vendosur së bashku me babain e tij t’i lëshojnë mjekrat. Megjithatë tash pandemia ua lëshoi këtyre dyve.

“Ne fillim te pandemise i leshuam mjekrrat me shume se zakonisht, eh keto dite pandemia n’a i leshoj neve”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai tha se virusi nuk po duket krejtësisht i lehtë, megjithatë shprehet i bindur se do ta kalojnë dhe se është i përballueshëm.

“Covidi po n’a sfidon, por sic ka ardh edhe do te shkon. Megjithese jo krejt i leht, por i perballueshem do te jete edhe per ne”, shkroi Krasniqi. /Insajderi.com/