Pas iPad Apple rifreskon kompjuterët iMac

Pas iPad Apple rifreskon kompjuterët iMac

Modeli bazë fillon me një procesor dy bërthamësh të gjeneratës së shtatë Core i5 dhe shkon deri në gjeneratën e tetë me katër bërthama.

Kjo javë po shndërrohet në mjaft intensive për Apple. Ditën e djeshme kompania prezantoi dy iPad të rinj ndërsa sot tha se edhe iMac do të rifreskohet.

Modeli 21.5-inç vjen me gjeneratën e tetë të procesorëve me gjashtë bërthama Intel Core i5 plus një kartë grafike 4GB AMD Radeon Pro Vega 20. Modeli më i shtrenjtë do të ketë procesorë me gjashtë bërthama Core i7.

Modeli bazë fillon me një procesor dy bërthamësh të gjeneratës së shtatë Core i5 dhe shkon deri në gjeneratën e tetë me katër bërthama.

Ndërsa modeli 27-inç do të ofrohet minimalisht me procesor Core i5 me gjashtë bërthama. Opsionale janë çipet Core i7 të gjeneratës së tetë dhe një i gjeneratës së nëntë me tetë bërthama Core i9. Modeli 27-inç gjithashtu vjen me kartën grafike 8GB Radeon Pro Vega 48 me një performancë prej 7.3 teraflops.

Pjesa tjetër e kompjuterëve nuk ka ndryshuar nga gjenerata e kaluar e iMac. Dizajni është i njëjti që nga portat tek ekrani Retina 4K në 21.5-inç dhe 5K në 27-inç.

Çmimet gjithashtu ngelen të njëjtë me modelin bazë 1,099 dollarë të 21.5-inç iMac i cili nuk ka ndryshuar. Ndërsa modelet e reja 21.5-inç fillojnë nga 1,499 dollarë ndërsa 27-inç nga 1,799 dollarë. Modeli më i shtrenjtë 27-inç kushton 2,299 dollarë. iMac e rinj mund të porositen nga ky moment.