Pas natës që kaluan në fushën e stadiumit të Durrësit për shkak të frikës nga tërmetet, qytetarët janë larguar në orët e para të mëngjesit.
Në dy " />

Pas kaosit e panikut nga tërmeti, Durrësi i rikthehet normalitetit

Pas kaosit e panikut nga tërmeti, Durrësi i rikthehet normalitetit

Pas natës që kaluan në fushën e stadiumit të Durrësit për shkak të frikës nga tërmetet, qytetarët janë larguar në orët e para të mëngjesit.

Në dy çadrat e emergjencës të ngritura në stadium, vetëm një person ishte i shtrirë këtë mëngjes, ndërsa të tjerët janë larguar.

Stadiumi “Niko Dovana” u kthye në kamp për durrsakët, të cilët nuk kanë shtëpi ku të futen ose kanë frikë të rikthehen në banesat e tyre.

Mbi 300 persona qëndruan aty për tu strehuar pas lajmit të rremë që shkaktoi panik dhe kaos në trafik në qytetin bregdetar.

Por tashmë qyteti Durrësit, pas rreth 36 orëve, iu është rikthyer normalitetit.

Qytetarët janë rikthyer në banesat e tyre dhe dy çadrat e ngritura nga shtabi i emergjencave dhe ushtria në stadiumin “Niko Dovana” janë boshatisur.

Rreth 68 persona raportohet se kanë kërkuar ndihmë mjekësore me fraktura të ndryshme në spitalin e Durrësit. Ende nuk ka një bilanc të qartë sesa është numri i banesave të dëmtura si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.

Rajoni i Durrësit ishte epiqendra e tërmeteve që goditën këto ditë vendin. Lëkundjet e tokës janë ndjerë sot deri në orën 02:27. Magnituta e tërmetit të fundit ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km./ON/