Pas këtij suksesi dashamirët e iPhone do ta duan edhe më shumë Apple-n

Pas këtij suksesi dashamirët e iPhone do ta duan edhe më shumë Apple-n

Çmimi i një aksioni të Apple prej fillimit të vitit deri më 27.09.2018 është rritur për 30 për qind, derisa rritja në tre muajt e fundit ishte rreth 22 për qind. Apple është kompania e parë në botë kapitalizmi tregtar i të cilit ka arrit 1.000 miliardë.

Për gjithë ata të cilët janë të interesuar të mësojnë se si të tregtojnë me çmimin e aksionit të Apple-t (të ashtuquajtura kontrata financiare për dallim, CFD) Kapital IRS ka përgatitur një udhëzues pa pagesë “Tregtimi me çmim të aksioneve për fillestarë”.

Qysh prej se është paraqitur për herë të parë në treg në vitin 2007, prodhimi më i rëndësishëm i kompanisë Apple dhe baza në të cilën është themeluar profitabiliteti i kësaj kompanie ka mbetur iPhone i popullarizuar.

Oferta në rritje të prodhimeve përfshin modelet e iPhone, Apple Watch dhe Apple TV. Përveç kësaj, kompania po e realizon fitime gjithnjë më të mëdha me anë të online digjitale dhe shërbime tjera të cilat Apple-n e shndërrojnë në një gjigant botëror softuerik i cili po fiton gjithnjë e më tepër nga shërbimet të cilat po i ofron. Në kohë të fundit, investitorët e kanë shpërblyer këtë kompani pikërisht për atë se nga kompania klasike harduerike e cila varej nga një prodhim i vetëm, në mënyrë të përshkallëzuar, të riorientohet në kompani me shërbime të llojllojshme.

Apple kohë më parë ka prezantuar modele të reja të iPhone gjë që blerësve ofron tri opsione të reja: iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Të gjitha këto modele kanë qasje për blerës deri më 26 tetor.

Gjiganti i njohur teknologjik gjithashtu ia ka prezantuar botës serinë e re të orëve të mençura të dorës. Versioni i ri është avancuar për shkak të përdorimit më të lehtë. Këto orë kanë funksione të reja revolucionare për matjen e gjendjes shëndetësore (EKG). Seria e katërt e orëve të mençura të dorës në veti ka edhe xhiroskop i cili i detekton rëniet e rrezikshme.

Sipas Bloomberg, rezultatet e reja të afarizmit tremujor Apple do t’i publikojë më 11 nëntor 2018. Në tremujorin e kaluar, shitja ka arrit 41,3 milionë iPhone, gjë që është për gjysmë milioni nën pritjet tregtare, mirëpo çmimi mesatar i shitjes së gjithë iPhone modeleve i ka tejkaluar pritjet tregtare për 30 dollarë, duke hipur në 724 dollarë./Insajderi.com.