Pas Kinës Trump e godet edhe Evropën: Dogana për një sërë prodhimesh evropiane

Sot SHBA kanë vendosur taksa shtesë doganore në vlerë prej 7,5 miliardë dollarëve në shumë prodhime evropiane, gjë që është ofensivë e re tregtare e presidentit të SHBA Donald Trump përkundër kërcënimeve të Evropa se do të vendosin masa reciproke.

Pas Kinës Trump e godet edhe Evropën: Dogana për një sërë prodhimesh evropiane

Doganat kanë hyrë në fuqi një minutë pas mesnate dhe kanë të bëjnë, përveç tjerash me aeroplanët e Air Bus-it, verërat franceze dhe uiski të Skocisë.

Qeveria amerikane para katër ditë ka marrë dritë të gjelbër nga Organizata Botërore Tregtare për të vendosur dogana si përgjigje në subvencione të cilat BE po i jep Air Bus-it.

SHBA tashmë është në luftë tregtare me Kinën, e cila paraqet një rrezik të madh për stabilitet të ekonomisë globale.

Trump të mërkurën, përsëri sulmoi vendet evropiane dhe i akuzoi për veprim jo fer “dhe barriera të mëdha” kundër eksportit të SHBA.

Mirëpo, ai nuk hodhi poshtë mundësinë që të arrihet marrëveshja dhe kështu të përfundojë kontesti.

Ministri francez i financave Bruno Le Maire, i cili gjendet në Uashington në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka paralajmëruar qeverinë amerikane se vendimi mbi doganat “do të ketë pasoja negative, si ekonomike ashtu edhe politike”

“BE është i gatshëm për masa reciproke”, ka pretenduar Le Maire.

Për sot është planifikuar takimi i Le Maire me përfaqësuesin tregtar të SHBA Robert Leitheiser./Insajderi.com.